STAR UP TALK
Eventi i Ndarjes së Eksperiencave
Histori pa Filtra
'Star Up Talk' është një event për ndarjen e historive pa filtra. Udhëtimet e grave sipërmarrëse – sfidat dhe vështirësitë që janë kthyer tashmë në forcë. Nga momentet më prekëse deri te situatat më humoristike. Gjithçka që ndërton rrugëtimin e një sipërmarrëseje. Ky projekt zbatohet nga Iniciativa ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE, me mbështetjen e UN Women dhe financimin nga UK International Development.

Eventi u hap nga tre sipërmarrëse që ndanë me sinqeritet momentet e tyre më të vështira:
✨ Arena Llatja - Miskeco Social Care, foli për sfidën mes të bërit biznes dhe dëshirës për bamirësi, si dhe rëndësinë e zhvillimit të produkteve të reja për të qëndruar konkurrues.
✨ Jetmira Kajoshi - My Nature, theksoi se biznesi ka sukses kur njohim mirë produktin tonë, e promovojmë me besim dhe mbështetemi në burimet tona lokale dhe të shëndetshme..
✨ Monika Hysenbegasi - Dar Dor Agency, ndau eksperiencën e saj mbi investimin në aftësitë personale dhe fuqinë e një rrjeti të qëndrueshëm për të arritur suksesin..

Më pas, rrëfimet e @Xhemilina Shahaj, Ana Mullanji, Arjana Isaku dhe Kumrije Berushi sollën histori guximi, ringritjeje dhe vetëbesimi — nga frika e fillimeve, te sfidimi i vetes, dixhitalizimi dhe rindërtimi pas ndërprerjeve.

Një mesazh i përbashkët u përforcua gjatë gjithë eventit: dështimi nuk është fundi, por një mundësi për t’u rritur, për të mësuar dhe për t’u bërë më inovativ. Është një proces reflektimi që na ndihmon të rritemi si profesionistë dhe si individë.
ZBATUAR NGA:

Ky projekt zbatohet nga Iniciativa ARSIS në partneritet me Qendrën BALANCE.
MBËSHTETUR NGA:


Ky projekt mbështetet nga UN Women dhe financohet nga UK International Development.