Qendra Balance po zbaton Programin “Fuqizimi i Grave në Agroushqim” (EWA) si pjesë e nismës “Zhvillimi i Kapaciteteve Sipërmarrëse për Gratë në Sektorin Agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore”) të financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT). Programi rajonal EWA shtrihet në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Estoni, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Slloveni.

EWA 2025 Albania
Si pjesë e programit, në Shqipëri janë mbështetur 10 gra sipërmarrëse të sektorit agroushqimor, nëpërmjet një sërë aktivitetesh dhe mentorimesh në periudhën kohore Mars-Dhjetor 2025. Për të zbatuar programin EWA në Shqipëri, EIT Food ka besur Qendrën Balance. Duke krijuar lidhje mes industrisë, akademisë, komunitetit startup si dhe aktorëve kryesorë të sektorit, programi synon të adresojë dhe ndihmojë në menaxhimin e sfidave unike me të cilat përballen gratë në sipërmarrje dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre aktive në sektorin e agroushqimit.
Info për programin
Sipërmarrëset do të lidhen me mentorë, të cilët do ndjekin dhe lehtësojnë zhvillimin e aftësive të tyre. Ato do kenë akses tek informacioni, njohuritë, dhe shkëmbimi i praktikave të mira të EIT FOOD dhe instrumentave të aplikuara nga bizneset në këtë sektor, si dhe do kenë mundësinë për rrjetëzim. Mentorimi do të kryhet përmes seancash online dhe/ose fizike, ku do të trajtohen module mbi lidershipin, trendet në agroushqim, inovacionin, prezantimin e bizneseve, menaxhimin financiar, praktikat mjedisore, sociale dhe qeveritare, duke përdorur mjete interaktive si studime rastesh nga jeta reale dhe ushtrime praktike.
Në përfundim të këtij programi do të zhvillohet një ditë prezantimi “Demo Day”, ku do të prezantohen isete e biznesit dhe progresi i 10 sipërmarrëseve, do të ekspozohen produktet e tyre, si dhe do të jepen dy çmime fituese dhe mbështetja financiare për to.
Qendra Balance sjell një qasje dinamike që thekson mentorimin, zhvillimin praktik të aftësive dhe angazhimin e palëve të interesuara për të fuqizuar sipërmarrëset gra.

Empowering Women in Agrifood (EWA) është një program pionier i udhëhequr nga EIT Food, i dedikuar për pajisjen e grave sipërmarrëse në sektorin agroushqimor me mjetet që u nevojiten për të lulëzuar. Në vitin tonë të 6-të, ne jemi të emocionuar të mirëpresim 130 femra sipërmarrëse të talentuara nga 13 vende.
Nëpërmjet programit tonë intensiv 6-mujor, pjesëmarrësit marrin trajnime gjithëpërfshirëse, mentorim të personalizuar dhe mundësi ekskluzive të rrjetëzimit. Deri në fund të programit, ju do të dilni me njohuri, besim dhe mbështetje për t’i kthyer idetë tuaja në biznese të suksesshme dhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga mosha juaj, situata familjare ose përvoja e biznesit, EWA mirëpret gra nga të gjitha prejardhjet.
Bashkohuni me ne në revolucionarizimin e sistemit ushqimor dhe bëhuni pjesë e një komuniteti global që nxit ndryshimin në industrinë agroushqimore.

Eit Food
Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) është instrumenti kryesor i Bashkimit Evropian në mbështetje të start up-eve dhe inovacionit. EIT Food, pjesë e këtij instrumenti, është iniciativa më e madhe në Europë për inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin e ushqimit. Ajo ka si mision të transformojë sistemin ushqimor në një mënyrë të qëndrueshme, inovative dhe të shëndetshme, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe planetin. Përmes financimit të synuar, partneriteteve strategjike dhe programeve edukative, EIT Food promovon zhvillimin e start-up-eve dhe kompanive inovative, përmirëson efikasitetin e zinxhirëve të furnizimit dhe nxit adoptimin e teknologjive të avancuara në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit. Me një rrjet të gjerë partnerësh, përfshirë universitetet, institucionet hulumtuese dhe bizneset kryesore, EIT Food jo vetëm që krijon mundësi të reja ekonomike, por gjithashtu kontribuon drejt ndërtimit të një ekosistemi ushqimor që përputhet me objektivat globale të qëndrueshmërisë dhe shëndetit publik.
MBESHTETUR NGA:

Ky program mbështetet nga EIT Food dhe zbatohet nga Qendra Balance.
