Trajnim dhe Zhvillim Profesional: Modulet janë praktike dhe interaktive, të krijuara për të përmirësuar aftësitë në fushën e agroushqimit.
Mentorim i Personalizuar: Udhëzim nga ekspertë të fushës për të zhvilluar idenë apo biznesin tuaj.
Rrjetëzim (Networking): Mundësi për t'u lidhur me profesionistë, sipërmarrës të tjerë dhe investitorë potencialë.
Financim dhe Çmime: Programi ofron mundësi financimi për bizneset pjesëmarrëse.

EWA Shqipëri 2026
Si pjesë e programit, 10 gra sipërmarrëse në sektorin agro-ushqimor në Shqipëri mbështeten përmes një sërë aktivitetesh dhe mentorimi. EIT Food i besoi Qendrës Balance zbatimin e programit EWA në Shqipëri. Duke lidhur industrinë, akademinë, komunitetin e startup-eve dhe aktorët kryesorë të sektorit, programi synon të adresojë dhe të ndihmojë në menaxhimin e sfidave unike me të cilat përballen gratë sipërmarrëse, duke inkurajuar njëkohësisht pjesëmarrjen e tyre aktive në sektorin agro-ushqimor.
Eit Food
Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) është instrumenti kryesor i Bashkimit Evropian në mbështetje të start up-eve dhe inovacionit. EIT Food, pjesë e këtij instrumenti, është iniciativa më e madhe në Europë për inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin e ushqimit. Ajo ka si mision të transformojë sistemin ushqimor në një mënyrë të qëndrueshme, inovative dhe të shëndetshme, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe planetin. Përmes financimit të synuar, partneriteteve strategjike dhe programeve edukative, EIT Food promovon zhvillimin e start-up-eve dhe kompanive inovative, përmirëson efikasitetin e zinxhirëve të furnizimit dhe nxit adoptimin e teknologjive të avancuara në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit. Me një rrjet të gjerë partnerësh, përfshirë universitetet, institucionet hulumtuese dhe bizneset kryesore, EIT Food jo vetëm që krijon mundësi të reja ekonomike, por gjithashtu kontribuon drejt ndërtimit të një ekosistemi ushqimor që përputhet me objektivat globale të qëndrueshmërisë dhe shëndetit publik.
MBËSHTETUR NGA :

Ky program mbështetet nga EIT Food dhe zbatohet nga Qendra Balance.
