
Projekti i suportuar nga iniciativa TEYC dhe Bashkia Tirane.
Nje program inkubimi per start-upet inovatore te teknologjise dhe te gjerlberta duke synuar te zhvilloje mendesine sipermarrese inovatore dhe kreative.

IDEA TEYC
IDEA TEYC është një konkurs idesh të sipërmarrësve të rinj dhe program zhvillimi i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacionin dhe sipërmarrjen kreative. Organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetje financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Info për programin
Programi i bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Një element kyç i projektit është të kontribuojë në Strategjinë Shqiptare të Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve 2014-2020 dhe në shtyllën e tij të 2-të për Rritjen SMART: Rritja e Kualifikimit të Fuqisë Punëtore dhe masat e parashikuara për “zhvillimin e programeve të trajnimit dhe moduleve përkatëse për sipërmarrjen”.

Një udhëtim I gjallë dhe vibrant për 5 muaj me trajnime me shumë pjesmarrje gjatë fundjavave, me lojrat për aftësite sipërmarrese, sesionet e këshillimit individual dhe në grup, mentorimi me sipërmarrës të suksesshëm. Programi kulmon me eventin final kombëtar të ideve të biznesit, fituesit do të marrin mbështetje financiare dhe këshillim të mëtejshëm nga acceleratorë vendas dhe të huaj.

MBESHTETUR NGA:

Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë






