QENDRA BALANCE

Qendra “Balance” pajis individët, komunitetet, biznesin dhe organizatat me mjete, njohuri dhe kontakte që u nevojiten për të rritur të ardhurat e tyre dhe për të fituar akses në shërbime – duke i fuqizuar ata të bëjnë zgjedhje dhe t’i transformojnë ato zgjedhje në veprime dhe rezultate të dëshiruara; për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimi i rritjes socio-ekonomike në Shqipëri. Puna jonë fokusohet në mundësimin e katër faktorëve thelbësorë për zhvillimin e suksesshëm: zhvillimin nepermjet pjesëmarrjes, ndryshimit sistematik, pergjegjshmerine dhe zgjidhjet inovative të kontekstualizuara.

Rreth Nesh

Qendra “Balance” është një organizatë me ambicie për të promovuar rritjen e balancuar të individëve, grupeve dhe komuniteteve, institucioneve të sektorit publik, privat dhe organizatave. 44 Ekspertë biznesi nga gjithë Shqiperia ofrojnë shërbime të përballueshme dhe të arritshme të zhvillimit të biznesit në treg; me fokus bizneset e reja, ato që perballen me sfida si COVID19, edhe ato që duan të përmirësojnë performancën e biznesit përmes përdorimit të zgjuar të burimeve.

Adresa: Blv. Bajram Curri, Rruga 1 Maj, shk. 9, kati 3/24, Tirana, Shqiperi

Telefon: (+355) 69 205 3479

Email: qendrabalance@gmail.com

Shërbimet

Shërbimet e zhvillimit të kapaciteteve të Qendrës “Balance” përfshijnë – angazhimin e palëve të interesuara, vlerësimin e nevojave të kapaciteteve, formulimin e përgjigjes për zhvillimin e kapaciteteve, zbatimin e përgjigjes për zhvillimin e kapaciteteve dhe vlerësimin e masave të zhvillimit të kapaciteteve.

Shërbimet tona përfshijnë:

 

Projektet

“Sipërmarrja dhe bizneset inovative janë çelësi për rritjen e konkurrueshmërisë në ekonominë globale sot. Ata janë gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit dhe të të ardhurave. Gjithsesi, të nisësh dhe të zgjerosh me sukses një sipërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Sipërmarrësit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) shpesh përballen me sfida nga kërkesat për marrjen e financimit ose ekspertizës dhe kjo mund t’i pengojë ata që të fillojnë, inovojnë ose të rritin një biznes.”

IDEA 2022

Qasja jonë

Qëllimi i Qendrës është të pajisë individët, komunitetet, bizneset dhe organizatat me mjetet, njohuritë dhe lidhjet e nevojshme për të jetuar një jetë dinjitoze, për të rritur të ardhurat e tyre dhe për të patur akses në shërbime, duke i fuqizuar ata të bëjnë zgjedhje dhe t’i kthejnë këto zgjedhje në veprimet dhe rezultatet e dwshiruara, për të kontribuar dhe përfituar nga rritja e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri.

Ekspertë Biznesi

Persona të trajnuar për sipërmarrje

Biznese të krijuara dhe fuqizuara

Biznese kanë marrë këshillim për tu përshtatur sfidave COVID19

Info për programin

Programi i bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Një element kyç i projektit është të kontribuojë në Strategjinë Shqiptare të Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve 2014-2020 dhe në shtyllën e tij të 2-të për Rritjen SMART: Rritja e Kualifikimit të Fuqisë Punëtore dhe masat e parashikuara për “zhvillimin e programeve të trajnimit dhe moduleve përkatëse për sipërmarrjen”.

PJESA I: Trajnim baze mbi sipermarrjen

Moduli 1: Koha per te filluar
Moduli i trajnimit dy ditor “Koha për të filluar” do të mbulojë tema mbi kompetencat sipërmarrëse të tilla si: personaliteti i sipërmarrësit, vetëbesimi, gjetja e mundësive, krijimi dhe përzgjedhja e ideve, pranimi i përgjegjësisë, angazhimi në punë grupi, aftësitë prezantuese, zhvillimi i zgjidhjeve dhe prototipi i produktit . Një sipërmarrës mund të jetë më i suksesshëm kur ai/ajo zhvillon zgjidhje. Me këtë ai/ajo bëhet ekspert i produktit të saj dhe shumicën e kohës, ai/ajo është prototipi i klientit të saj. Pjesëmarrësit përcaktojnë problemin e tyre dhe përfundojnë zgjidhjen, e cila nga ana tjetër çon në produktin që ata duan të zhvillojnë.

PJESA II: Trajnim per aftesi te avancuara mbi biznesin

Moduli 2: Kap tregun
Trajnimi dy ditor mbi planifikimin e biznesit do të mbulojë tema të tilla si: Lean Canvas, zgjidhja e problemeve, metrikat kryesore, aktivitetet kryesore, burimet kryesore, marrëdhëniet me klientët, mix marketingu, aftësitë e drejtimit dhe menaxhimit; organizimin e prodhimit, deklarimin e të ardhurave, të shpenzimeve, mjetet e marketingut dixhital dhe përgatitjen e planit të biznesit. Pjesëmarrësit do të kenë një pushim për të kryer kërkime të mëtejshme, për të zgjeruar tregun dhe për të marrë coaching(keshillim) të përshtatshem.

Moduli 3: E ardhmja nuk eshte rastesi

Trajnimi 2 ditor mbi inovacionin dhe aftesine per tu ripershtatur, do të mbulojë tema të tilla si: të kuptuarit e tregut, pjesët e tregut dhe studimi i tyre, aftësia për t’u përshtatur me ndryshimin e tregut, marrja e moderuar e rrezikut, vendimmarrja, strukturat e biznesit dhe aspekti ligjor, këmbëngulja, rregullat dhe mjetet e krijimtarisë , sipërmarrës qe ripershtaten, efikasiteti i burimeve dhe udhëheqja e shkathët. Pjesëmarrësit do të kenë një pushim për të kryer kërkime të mëtejshme dhe reflektuar mbi idetë e tyre të biznesit, si edhe do të marrin coaching (keshillim) të përshtatshem.

Moduli 4: Gjuetia për para

Pjesëmarrësit do të vazhdojnë me trajnimin 2 ditor mbi menaxhimin financiar që do të mbulojë tema të tilla si: kostot, investimet dhe plani financiar, si dhe pasqyrat financiare (fitimi dhe humbja, fluksi i parasë, bilanci), do përcaktojnë produktin minimal të zbatueshëm, financimin alternativ. Para se të bëjnë prezantimet përfundimtare, pjesëmarrësit do të marrin coaching gjatë gjithë procesit.

Trajneret tane

Updates

Other projects:

Qendra  Balance

Zyrat

“Bajram Curri ” Boulevard , 1 Maji Buildings , Shkalla 9 ap 24, Tirana, Albania

Na telefononi

+355 68 605 9317

Email Jone

qendrabalance@gmail.com