ProfitablE RESOurce efficient management in Albania
Trajnimet prema perfshijnë:
-Trajnim interaktiv
-Aplikim në terren
-Këshillim, asistencë
-Këshillim në vijimësi
-Rrjetëzimi mes kompanive që aplikojnë PREMA
Programet e trajnimit dhe konsulencës PREMA çojnë në katër lloje përfitimesh:
Ekonomike → Ndihmon biznet të fitojnë përparësi konkurruese në menaxhimin efikas të burimeve, reduktojnë kostot e prodhimit dhe kostot për njësi dhe rrisin produktivitetin
Mjedisore → Ndihmon bizneset të rrisin efikasitetin e burimeve, minimizojnë mbetjet e dëmshme, përdorin energji nga burime të rinovueshme dhe krijojnë një imazh më të gjelbër të biznesit të tyre
Organizative → Ndihmon bizneset të zbatojnë strategji biznesi efektive në përmirësimin e biznesit dhe zotërimin e certifikimeve.
Sociale → Ndihmon bizneset të përmirësojnë menaxhimin e rrezikut, të përmirësojnë kushtet e punës, të kenë punonjës të kënaqur dhe produktivë dhe të kenë marrëdhënie
pozitive me klientët dhe komunitetin.
Gjatë vitit 2022-2023→ 25 kompani, nga sektorë të ndryshëm, në të gjithë Shqipërinë, përfituan nga PREMA.
Prej dhjetorit të 2023 deri në qershor të vitit 2025, 80 kompani nga gjithë Shqipëria, do të fitojnë mundësinë për të zbatuar PREMA.