Trajnim për Trajnerë CEFE+
Ne besojmë se sipërmarrja nuk mësohet vetëm me slajde – ajo mësohet me përvojë, lojë dhe reflektim. Me këtë bindje, Qendra Balance ka kënaqësinë t'ju ftojë të aplikoni në programin e formimit dhe certifikimit si trajnerë CEFE – një nga metodologjitë me pjesëmarrje më të njohura të sipërmarrjes në botë, e zbatuar në mbi 70 vende.
Një metodë, jo një kurs — një mënyrë e tërë për të menduar e për të vepruar.
CEFE nuk është një grup videosh apo leksionesh teorike. Është një metodologji trajnimi "learning-by-doing" (mëso duke bërë), e ndërtuar mbi lojëra simulimi, ushtrime strukturuara dhe eksperienca reale që e vënë pjesëmarrësin përballë sfidave të vërteta të një sipërmarrësi — vendimmarrje nën pasiguri, negocim, menaxhim risku, planifikim financiar.
Në vend që dikush t'u thotë pjesëmarrësve si të mendojnë, CEFE i fut ata në situata ku zbulojnë vetë kompetencat e tyre, gabojnë në mjedis të sigurt, dhe mësojnë nga përvoja — saktësisht ashtu siç ndodh në biznesin real.
"Metodologjia CEFE i ka rrenjët në modelin KASH, i cili thekson zhvillimin e katër shtyllave të kompetencës."
- Knowledge (Njohuri)
- Attitudes (Qëndrime )
- Skills (Aftësi )
- Habits (Zakone)
CEFE, e provuar në terrenin shqiptar.
Qendra Balance e ka përdorur metodën në disa nga programet më të rëndësishme të nxitjes së sipërmarrjes në Shqipëri.

Inkubim sipërmarrës për të rinjtë
CEFE u përdorën për të zhvilluar kompetencat sipërmarrëse të të rinjve pjesëmarrës, nga identifikimi i idesë te ndërtimi i një plan-biznesi të plotë.
Zgjidhje bashkëpunuese për sfida lokale
Ushtrime eksperienciale CEFE u përshtatën për të nxitur bashkëpunim ndërmjet ekipeve dhe për të zhvilluar zgjidhje inovative për sfida ekonomike e shoqërore lokale.
Start-upet inovatore te teknologjise dhe te gjerlberta
IDEA TEYC është një konkurs idesh të sipërmarrësve të rinj dhe program zhvillimi i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacionin dhe sipërmarrjen kreative.
Momente nga trajnimet CEFE të Qendra Balance



.jpeg)
Trajnerët e rinj CEFE, në zemër të IDEA Agro.
Sot vijmë me një program që ju pajis me metodën CEFE, si dhe me instrumente praktike për "Investment Readiness"– të para nga perspektiva e investitorëve. Ju jeni ndër të parët që do të përfitoni nga kjo mundësi.
IDEA Agro është edicioni më i ri i IDEA Challenge, kushtuar sektorit agroushqimor. Programi mbështet start-up-e me ide inovative në bujqësi, përpunim ushqimor, zgjidhje të gjelbra dhe digjitale, duke i shoqëruar nga ideja deri në Demo Day me trajnim, mentorim dhe ekspozim ndaj ekosistemit vendas dhe ndërkombëtar. Trajnerët e rinj CEFE do të jenë në zemër të këtij programi: pikërisht ata do të udhëheqin trajnimet e start-up-eve.
Kush duhet të aplikojë?
Profesionistë të mbështetjes së sipërmarrjes. Trajnerë, coach-ë, këshillues biznesi, profesionistë të mbështetjes së sipërmarrjes, staf programi në OJF dhe aktorë të ekosistemit të inovacionit — veçanërisht ata me interes ose përvojë në sektorin agroushqimor.

Tri faza, një rrugëtim i plotë.
ToT (CEFE + Investment Readiness)
31 gusht – 8 shtator 2026, plus 2 ditë shtesë në Shtator–Tetor 2026, në Tiranë.
Trajnimet e start-up-eve
Praktikë me supervizim, të shtunave dhe të dielave, gjatë Shtator–Tetorit 2026.
Këshillimi i start-up-eve
Vazhdon deri në fund të tetorit 2026.
Çfarë përfitoni?
8 Ditë Trajnim Intensiv CEFE
Mësoni përmes simulimeve, ushtrimeve praktike dhe punës në grup.
Investment Readiness
Kuptoni si mendojnë investitorët dhe si përgatiten bizneset për financim.
Praktikë Reale
Trajnoni pjesëmarrës realë nën supervizimin e master trajnerëve.
Rrjet Ndërkombëtar CEFE
Bëhuni pjesë e komunitetit global të trajnerëve CEFE.
Certifikim Ndërkombëtar
Përfitoni certifikimin sipas standardeve të CEFE International.
Dërgoni aplikimin deri më 18 Gusht 2026
Plotësoni formularin online dhe na dërgoni dokumentet e mëposhtme me email.
Formulari i aplikimit
Plotësoni formularin online (linku më poshtë).
CV-ja juaj
Një CV e përditësuar.
Letër motivimi
Në gjuhën angleze, maksimumi 1 faqe.

