
Cfarë është Beyond IDEA?
BEYOND IDEA është program inkubimi për startape inovatore, teknologjisë dhe të gjelbra i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacioni dhe sipërmarrje kreative. Objektivi i përgjithshëm është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese, të cilët dëshirojnë të inovojnë, zgjerojnë kompaninë e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrueshmërinë potenciale të tyre në tregun vendas dhe global.
BEYOND IDEA synon të zhvilllojë profilin e sipërmarrësve novatorë me potencial për të hyrë në tregun ndërkombëtar. Sipërmarrësit që do të përzgjidhen për tu mbështetur duhet të demonstrojnë potencial për të zhvilluar një produkt novator bazuar në teknologji, një model biznesi të qëndrueshëm dhe me potencial për një rritje exponenciale, si dhe mundësi për të aplikuar procese eficiente të shfrytëzimit të burimeve apo dhe të zgjidhjeve të gjelbra.
Kush e financon kete projekt ?

BEYOND IDEA
MERRE HAPIN DREJT SUKSESIT.
CILET JANE PERSONAT QE PERFITOJNE NGA KY PROJEKT?
Gra e burra nga e gjithë Shqipëria që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre si sipërmarrës (janë duke krijuar biznesin e tyre ose kanë krijuar një biznes brenda 3 viteve të fundit) dhe planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në zgjerimin e biznesit të tyre në Shqipëri. Sipërmarrësit që demonstrojnë potencial për një produkt novator bazuar në teknologji, një model biznesi të qëndrueshëm dhe me potencial për një rritje eksponenciale, si dhe mundësi për të aplikuar procese eficiente të shfrytëzimit të burimeve si dhe të zgjidhjeve të gjelbra.
Përfitimet bonus?
BEYOND IDEA do të ofrojë një lidhje dhe bashkëpunim me partner ndërkombetarë si DigitalBasel, [j]karef GmbH, Berlin Partner, kompanitë dhe institucione europiane të lidhura me to.
Si do të kontribuojë projekti?
BEYOND IDEA do të kontribuojë në promovimin e sipërmarrjeve novatore, teknologjisë dhe të gjelbra, do të stimulojë shpresën dhe do të përfshijë më shumë se 500.000 të rinj përmes mediave sociale të IDEAs, MSHMS, Bashkive partnere, partnerëve të IDEAConnect, aktorëve të ekosistemit, dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Cfarë do të ofrojë trajnimi?
Trajnimi do të konsistojë nga 3 module:
- Moduli i parë i trajnimit -2.5 ditor do të zhvillohet në 6 rajone të Shqipërisë me 200 pjesëmarrës duke mbuluar tema të tilla si aftësitë dhe karakteristika sipërmarrëse, gjenerimi dhe përzgjedhja e ideve, angazhimi i punës në ekip, ide të gjelbra, modelet e biznesit etj.
- Trajnimi për kompetencat të avancuara biznesi do të vazhdojë me 2 module nga 2.5 ditë secili për Planin e Biznesit dhe Planin Financiar në 5 rajone me 100 pjesëmarrës të përzgjedhur. Temat kanë të bëjnë me planifikimin e biznesit, Proceset prodhuese eficiente e të gjelbra, marketingu dhe automatizimi i marketingut, Lean Canvas, treguesit kryesorë dhe aktivitetet bazë, kuptimi i mirë i tregut dhe elementëve të rëndësishëm, modelet e biznesit, si të planifikojnë dhe menaxhojnë financat, si dhe mbi inovacionin.
- Keshillim individual per hartimin e planit te biznesit
BEYOND IDEA do të ofrojë një lidhje dhe bashkëpunim me partner ndërkombetarë si DigitalBasel, [j]karef GmbH, Berlin Partner, kompanitë dhe institucione europiane te lidhura me to.
Cila është baza e BEYOND IDEA?
BEYOND IDEA ka në bazë, faktorët e suksesit të IDEAs- trajnimin me metodën CEFE, këshillimi dhe mentorimi, të pasuruar me koncepte të reja novatore për modelet e biznesit, për konceptimin e produktit, lidhjen me klientët në zhvillimin e biznesit, për përmirësimin e eficiencës së prodhimit, dhe organizimit, si dhe lidhjen, bashkëpunimin, dhe aksesin në financim me programe dhe kompani ndërkombëtare. Programi i trajnimit do të bazohet në shkallën CEFE të kompetencave, të kombinuar me design thinking, leans start up, PREMA dhe Odyssey 3.14
0 Comments