
Nje program inkubimi per start-upet inovatore te teknologjise dhe te gjerlberta duke synuar te zhvilloje mendesine sipermarrese inovatore dhe kreative

IDEA TEYC
IDEA TEYC është një konkurs idesh të sipërmarrësve të rinj dhe program zhvillimi i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacionin dhe sipërmarrjen kreative. Organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetje financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
Info për programin
Programi i bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, edukimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik dhe zbatohet nga GIZ. Projekti mbështet Ministrinë Shqiptare të Financave dhe Ekonomisë (MFE), Zyrën e Kryeministrit (ZKM) dhe institucionet e tjera përkatëse, siç është Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Një element kyç i projektit është të kontribuojë në Strategjinë Shqiptare të Zhvillimit të Biznesit dhe të Investimeve 2014-2020 dhe në shtyllën e tij të 2-të për Rritjen SMART: Rritja e Kualifikimit të Fuqisë Punëtore dhe masat e parashikuara për “zhvillimin e programeve të trajnimit dhe moduleve përkatëse për sipërmarrjen”.
PJESA I: Trajnim baze mbi sipermarrjen
Moduli 1: Koha per te filluar
Moduli i trajnimit dy ditor “Koha për të filluar” do të mbulojë tema mbi kompetencat sipërmarrëse të tilla si: personaliteti i sipërmarrësit, vetëbesimi, gjetja e mundësive, krijimi dhe përzgjedhja e ideve, pranimi i përgjegjësisë, angazhimi në punë grupi, aftësitë prezantuese, zhvillimi i zgjidhjeve dhe prototipi i produktit . Një sipërmarrës mund të jetë më i suksesshëm kur ai/ajo zhvillon zgjidhje. Me këtë ai/ajo bëhet ekspert i produktit të saj dhe shumicën e kohës, ai/ajo është prototipi i klientit të saj. Pjesëmarrësit përcaktojnë problemin e tyre dhe përfundojnë zgjidhjen, e cila nga ana tjetër çon në produktin që ata duan të zhvillojnë.
PJESA II: Trajnim per aftesi te avancuara mbi biznesin
Moduli 2: Kap tregun
Trajnimi dy ditor mbi planifikimin e biznesit do të mbulojë tema të tilla si: Lean Canvas, zgjidhja e problemeve, metrikat kryesore, aktivitetet kryesore, burimet kryesore, marrëdhëniet me klientët, mix marketingu, aftësitë e drejtimit dhe menaxhimit; organizimin e prodhimit, deklarimin e të ardhurave, të shpenzimeve, mjetet e marketingut dixhital dhe përgatitjen e planit të biznesit. Pjesëmarrësit do të kenë një pushim për të kryer kërkime të mëtejshme, për të zgjeruar tregun dhe për të marrë coaching(keshillim) të përshtatshem.
Moduli 3: E ardhmja nuk eshte rastesi
Trajnimi 2 ditor mbi inovacionin dhe aftesine per tu ripershtatur, do të mbulojë tema të tilla si: të kuptuarit e tregut, pjesët e tregut dhe studimi i tyre, aftësia për t’u përshtatur me ndryshimin e tregut, marrja e moderuar e rrezikut, vendimmarrja, strukturat e biznesit dhe aspekti ligjor, këmbëngulja, rregullat dhe mjetet e krijimtarisë , sipërmarrës qe ripershtaten, efikasiteti i burimeve dhe udhëheqja e shkathët. Pjesëmarrësit do të kenë një pushim për të kryer kërkime të mëtejshme dhe reflektuar mbi idetë e tyre të biznesit, si edhe do të marrin coaching (keshillim) të përshtatshem.
Moduli 4: Gjuetia për para
Pjesëmarrësit do të vazhdojnë me trajnimin 2 ditor mbi menaxhimin financiar që do të mbulojë tema të tilla si: kostot, investimet dhe plani financiar, si dhe pasqyrat financiare (fitimi dhe humbja, fluksi i parasë, bilanci), do përcaktojnë produktin minimal të zbatueshëm, financimin alternativ. Para se të bëjnë prezantimet përfundimtare, pjesëmarrësit do të marrin coaching gjatë gjithë procesit.

Një udhëtim I gjallë dhe vibrant për 5 muaj me trajnime me shumë pjesmarrje gjatë fundjavave, me lojrat për aftësite sipërmarrese, sesionet e këshillimit individual dhe në grup, mentorimi me sipërmarrës të suksesshëm. Programi kulmon me eventin final kombëtar të ideve të biznesit, fituesit do të marrin mbështetje financiare dhe këshillim të mëtejshëm nga acceleratorë vendas dhe të huaj.

Qendra Balance

Zyrat
“Bajram Curri ” Boulevard , 1 Maji Buildings , Shkalla 9 ap 24, Tirana, Albania

Na telefononi
+355 68 605 9317

Email Jone
qendrabalance@gmail.com
Qendra Balance
BALANCE
@balanced.ideas
YouTube
IDEA Balance