IDEA TEYC
Qendra Balance ofron një eksperiencë shumëvjecare në realizimin e Sfida IDEA, ka një skuadër profesionistësh të certifikuar sipas metodës CEFE që mbulon gjithë Shqipërinë. Metodologjia CEFE është nje metode trajnimi shumë pjesëmarrëse, e orientuar drejt veprimit e aplikuar në më shumë se 70 vende të botës.
Rreth
IDEA TEYC është një konkurs idesh të sipërmarrësve të rinj dhe program zhvillimi i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacionin dhe sipërmarrjen kreative. Organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetje financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.
IDEA TEYC fokusohet në zhvillimin e sipërmarrjes dhe inovacionit. Objektivi i përgjithshëm është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese të cilët dëshirojnë të inovojnë, zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrueshmërinë potenciale të tyre në tregun vendas dhe global.
Projekti synon të zhvillojë kulturën e inisiativës, ti bëjë të rinjtë të jenë autorë e aktorë, dhe të zhvillojnë kreativitetin, kurajon, dhe talentin në sipërmarrje të qëndrueshme.
Si do të kontribuojë projekti?
Qendra Balance ofron një eksperiencë shumëvjecare në realizimin e Sfida IDEA, ka një skuadër profesionistësh të certifikuar sipas metodës CEFE që mbulon gjithë Shqipërinë. Metodologjia CEFE është nje metode trajnimi shumë pjesëmarrëse, e orientuar drejt veprimit e aplikuar në më shumë se 70 vende të botës. Ajo sjell bashkë eksperiencë teorike dhe praktike përmes trajnimit për planifikimin e biznesit tuaj. 8 ditë trajnim të gjallë, të ndarë në trajnimin e aftësive sipërmarrëse bazike, dhe të avancuara,pasuar nga një muaj këshillim.
Cili është impakti që pritet të arrihet?
IDEA TEYC do të kontribuojë në promovimin e sipërmarrjes si një zgjedhje për karrierë, stimulojë shpresën dhe arrijë më shumë se 100,000 të rinj përmes mediave sociale të IDEAs, TEYC, Bashkitë partnere, dhe partnerët e IDEA Connect, dhe të ekosistemit.
10 idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura si Finalistë do të marrin pjesë në seminar përgatitor për të rritur aftësitë e tyre të prezantimit. Finalistët do të prezantojnë para anëtarëve të jurisë dhe partnerëve të tjerë të IDEA-s për t’i bindur ata për IDEA-n e tyre të biznesit dhe Planin e Biznesit. 2 Fituesit e Sfida IDEA do të mbeshteten me Grant.
Kush përfiton?
Burra dhe gra të grup moshës 19-29 vjec, që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (janë duke e krijuar biznesin e tyre ose e kanë tashmë një biznes brenda 3 viteve të fundit) dhe planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në zgjerimin e biznesit të tyre në bashkitë Tiranë, Shkodër.
Projekti do të trajnojë për sipërmarrjen kreative e novatore dhe keshilloje per hartimin e planit te biznesit 50 të rinj. 2 idetë më inovatore do të mbështeten me financim..
Cfarë do të ofrojë trajnimi?
Një udhëtim I gjallë dhe vibrant për 5 muaj me trajnime me shumë pjesmarrje gjatë fundjavave, me lojrat për aftësite sipërmarrese, sesionet e këshillimit individual dhe në grup, mentorimi me sipërmarrës të suksesshëm. Programi kulmon me eventin final kombëtar të ideve të biznesit, fituesit do të marrin mbështetje financiare dhe këshillim të mëtejshëm nga acceleratorë vendas dhe të huaj.
Trajnimi do te konsistoje nga 3 module.
- Moduli i parë i trajnimit -2 ditor do të fokusohet ne tema si aftësitë dhe karakteristika sipërmarrëse, gjenerimi dhe përzgjedhja e ideve, angazhimi i punës në ekip, etj.
- Aftesite e avancuara ne biznes- do te adresohen ne 2 module nga 3 ditë secili për Planin e Biznesit dhe Planin Financiar. Të rinjtë kultivojnë perspektivën e „Think big and start small “ dhe zhvillimin e biznesit sipas kërkesave të klientëve.
Sipërmarrësve të rinj do t’u ofrohet këshillim individual për të përpunuar planin e tyre të biznesit. Me certifikatën e trajnimit IDEA dhe një plan biznesi të punuar t ata janë gati të aplikojnë për Grant në skema mbështetëse për sipërmarrjen.