Qendra Balance po zbaton Programin “Fuqizimi i Grave në Agroushqim” (EWA) si pjesë e nismës “Zhvillimi i Kapaciteteve Sipërmarrëse për Gratë në Sektorin Agroushqimor në Evropën Qendrore dhe Lindore”) të financuar nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT). Programi rajonal EWA shtrihet në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Estoni, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Slloveni.
EWA 2025
Albania
Si pjesë e programit, në Shqipëri janë mbështetur 10 gra sipërmarrëse të sektorit agroushqimor, nëpërmjet një sërë aktivitetesh dhe mentorimesh në periudhën kohore Mars-Dhjetor 2025. Për të zbatuar programin EWA në Shqipëri, EIT Food ka besur Qendrën Balance. Duke krijuar lidhje mes industrisë, akademisë, komunitetit startup si dhe aktorëve kryesorë të sektorit, programi synon të adresojë dhe ndihmojë në menaxhimin e sfidave unike me të cilat përballen gratë në sipërmarrje dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre aktive në sektorin e agroushqimit.
Info për programin
Sipërmarrëset do të lidhen me mentorë, të cilët do ndjekin dhe lehtësojnë zhvillimin e aftësive të tyre. Ato do kenë akses tek informacioni, njohuritë, dhe shkëmbimi i praktikave të mira të EIT FOOD dhe instrumentave të aplikuara nga bizneset në këtë sektor, si dhe do kenë mundësinë për rrjetëzim. Mentorimi do të kryhet përmes seancash online dhe/ose fizike, ku do të trajtohen module mbi lidershipin, trendet në agroushqim, inovacionin, prezantimin e bizneseve, menaxhimin financiar, praktikat mjedisore, sociale dhe qeveritare, duke përdorur mjete interaktive si studime rastesh nga jeta reale dhe ushtrime praktike.
Në përfundim të këtij programi do të zhvillohet një ditë prezantimi “Demo Day”, ku do të prezantohen isete e biznesit dhe progresi i 10 sipërmarrëseve, do të ekspozohen produktet e tyre, si dhe do të jepen dy çmime fituese dhe mbështetja financiare për to.
Qendra Balance sjell një qasje dinamike që thekson mentorimin, zhvillimin praktik të aftësive dhe angazhimin e palëve të interesuara për të fuqizuar sipërmarrëset gra.
1. Thirrja e Hapur Online për Aplikime (Mars-Maj 2025)
Shfrytëzimi i rrjeteve të EIT Food dhe mediave sociale për të mbledhur aplikime nga gratë sipërmarrëse dhe mentorët.
-
- Mbledhja e ideve të biznesit, sfidave dhe nevojave nga aplikantët.
- Paralelisht, grumbullimi i aplikimeve të mentorëve bazuar në ekspertizën dhe disponueshmërinë e tyre.
2. Njohja me mentoret (4 Qershor 2025)
Lidhja e sipërmarrëseve dhe mentorëve përmes sesioneve interactive.
3. Procesi i Mentorimit (Qershor-Nëntor 2025)
Seanca javore online ose me prani fizike për të mbështetur zhvillimin e sipërmarrëseve.
4. Programi i Trajnimit (Qershor-Nëntor 2025)
Module hibride mbi lidershipin, tendencat në agroushqim, inovacionin, prezantimin e bizneseve, menaxhimin financiar, praktikat ESG, duke përdorur mjete interaktive si studime rastesh nga jeta reale dhe ushtrime praktike.
5. Demo Day – Dita e Prezantimit (12 Nëntor 2025)
Prezantimi i ideve te biznesit, progresit të sipërmarrëseve dhe mundësimi i rrjetëzimit me aktorët kyç në sektorin e agroushqimit në Destil Creative Hub.
Pjesëmarrës: EIT Food, ECO, MARD, MEKI, MEBC, AIDA, agjencitë e startup-eve dhe organizatat e zhvillimit si BE, GIZ, UN Women, USAID, Challenge Fund, EBRD dhe aktorë të ekosistemit.
6. Komunikimi dhe Promovimi i Vazhdueshe (Mars-Dhjetor 2025)
Angazhimi i pjesëmarrësve dhe shpërndarja e përditësimeve përmes platmformave dixhitale, buletineve dhe fushatave në mediat sociale nga Balance dhe EIT Food.
Empowering Women in Agrifood (EWA) është një program pionier i udhëhequr nga EIT Food, i dedikuar për pajisjen e grave sipërmarrëse në sektorin agroushqimor me mjetet që u nevojiten për të lulëzuar. Në vitin tonë të 6-të, ne jemi të emocionuar të mirëpresim 130 femra sipërmarrëse të talentuara nga 13 vende.
Nëpërmjet programit tonë intensiv 6-mujor, pjesëmarrësit marrin trajnime gjithëpërfshirëse, mentorim të personalizuar dhe mundësi ekskluzive të rrjetëzimit. Deri në fund të programit, ju do të dilni me njohuri, besim dhe mbështetje për t’i kthyer idetë tuaja në biznese të suksesshme dhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga mosha juaj, situata familjare ose përvoja e biznesit, EWA mirëpret gra nga të gjitha prejardhjet.
Bashkohuni me ne në revolucionarizimin e sistemit ushqimor dhe bëhuni pjesë e një komuniteti global që nxit ndryshimin në industrinë agroushqimore.
Eit Food
Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) është instrumenti kryesor i Bashkimit Evropian në mbështetje të start up-eve dhe inovacionit. EIT Food, pjesë e këtij instrumenti, është iniciativa më e madhe në Europë për inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin e ushqimit. Ajo ka si mision të transformojë sistemin ushqimor në një mënyrë të qëndrueshme, inovative dhe të shëndetshme, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe planetin. Përmes financimit të synuar, partneriteteve strategjike dhe programeve edukative, EIT Food promovon zhvillimin e start-up-eve dhe kompanive inovative, përmirëson efikasitetin e zinxhirëve të furnizimit dhe nxit adoptimin e teknologjive të avancuara në prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit. Me një rrjet të gjerë partnerësh, përfshirë universitetet, institucionet hulumtuese dhe bizneset kryesore, EIT Food jo vetëm që krijon mundësi të reja ekonomike, por gjithashtu kontribuon drejt ndërtimit të një ekosistemi ushqimor që përputhet me objektivat globale të qëndrueshmërisë dhe shëndetit publik.
Qendra Balance
Zyrat
“Bajram Curri ” Boulevard , 1 Maji Buildings , Shkalla 9 ap 24, Tirana, Albania
Na telefononi
+355 68 605 9317
Email Jone
qendrabalance@gmail.com
Qendra Balance
BALANCE
@balanced.ideas
YouTube
IDEA Balance

